Policia e Kosovës ka njoftuar se një person nga Podujeva ka marrë fëmijët pa lejen e bashkëshortes, dhe të njëtit i ka larguar jashtë territorit të Kosovës.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (bashkëshorti i sajë) pa lejen e sajë ja kishte marr të dy fëmijët e tyre dhe me veturën e tij kishte dal jashtë shtetit (RKS)”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/