Site icon Telegrafi

Llapi pret Lirinë, kampioni udhëton në Gjilan

Dita e shtunë do t’i sjellë dy ndeshje interesante në javën e 28-të në elitën e futbollit kosovar.

Finalisti i Kupës së Kosovës, Llapi nga Podujeva do të jetë nikoqire e Lirisë.

Djelmoshat e Tahir Batatinës nuk dinë për humbje në ‘Zahir Pajaziti’ dhe synojnë të vazhdojnë me këto rezultate pozitive edhe në ndeshjen e sotme.

Ndërkohë Liria e Prizrenit pas barazimit në shtëpi me Ferizajn, kërkon pikë për t’i ikur sa më shumë pozitës së barazhit.

Ndeshja tjetër e cila pritet të jetë tejet interesante është ajo që do të zhvillohet në qytetin e Gjilanit, ku skuadra me po të njëjtin emër pret Feronikelin.

Gjilanasit kanë siguruar qëndrimin në elitë por edhe kanë mbetur larg titullit dhe kështu kërkojnë të zhvillojnë një lojë të bukur për sy për tifozët dhe pa presion.

Ndërkohë kampionët në fuqi, Feronikeli kërkon fitore me çdo kusht pasi lideri Trepça ’89 aktualisht është 10 pikë para. /Telegrafi/

Exit mobile version