Site icon Telegrafi

Llapi dhe Gjilani kërkojnë kualifikimin në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës

Llapi dhe Gjilani do të zbresin sot në fushë për të zhvilluar ndeshjet kthyese të rrethit të parë të Ligës së Konferencës.

E para që do të luaj ditën e sotme është Gjilani, që ka udhëtuar drejt Letonisë për ta luajtur ndeshjen e dytë ndaj Liepajas.

Skuadra e udhëhequr nga trajnerit Zekirija Ramadani ka fituar ndeshjen e parë në Prishtinë me rezultat minimal 1-0 falë një goli të shënuar nga Albert Dabiqaj.

Lexo po ashtu Gjilani merr fitore ndaj Liepajas, vendos goli i Dabiqajt

Gjilanasit synojnë të mos mposhtën në Letoni nga Liepaja për të kaluar tutje.

Ndeshja mes Liepajas dhe Gjilanit zhvillohet me fillim nga ora 16:00 me kohën tonë lokale.

Ndërkohë punë shumë më të vështirë pritet të ketë Llapi i Tahir Batatinës ku përballë ka Budocnostin e Podgoricës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Lexo po ashtu Llapi mposhtet nga Buducnosti, e pret shumë punë në ndeshjen kthyese

Llapjanët kanë humbur ndeshjen e parë me rezultat 2-0 dhe synojnë rikthimin e madh sonte me fillim nga ora 20:00 në kryeqytetin kosovar. /Telegrafi/

Exit mobile version