Barcelona ka para vetes një tjetër mision ‘të pamundur’, pasi duhet t’ia shënojë katër gola Juventusit për ndeshjen kthyese çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Mirëpo, për t’ua shtuar motivin futbollistëve katalunas është kujdesur bukuroshja Livia Gullo.
Modelja braziliane është bërë e famshme pikërisht si tifoze e Barcelonës duke publikuar fotografi në rrjetet sociale me veshje dhe simbole të klubit blaugran.
Livia e ka babanë italian dhe nënën japoneze, mirëpo ka lindur dhe është rritur në Brazil, ndërsa tash jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Publikimet e saja në Instagram, ku numëron mbi 793 mijë ndjekës, pëlqehen në masë të madhe nga baza e tifozëve të Barcelonës, por edhe nga të gjithë ata që pëlqejnë figurën mbresëlënëse të Livias.
Të mos harrojmë se katalunasit dhe në veçanti, Lionel Messi, kanë mbështetjen e ish-Miss BumBum, Suzy Cortez. /Telegrafi/