Site icon Telegrafi

Liverpooli vetëm për formalitet ndaj Aston Villës – formacionet zyrtare

Liverpooli do të jetë nikoqir i Aston Villës për javën e 33-të në Ligën Premier.

Të dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për sfidën që fillon në ora 17:30 në Anfield Road.

Liverpooli, tashmë i shpallur kampion – për këtë ballafaqim do të jetë vetëm pa Joel Matip që është i lënduar.

Në anën tjetër, Aston Villa do të jetë pa Tom Heaton, Wesleyn, Engels dhe Targett, që po ashtu janë të lënduar.

Formacioni startues i Liverpoolit: Alisson, Alexander-Arnold, Gomez, Van Dijk, Robertson, Fabinho, Oxlade-Chamberlain, Keita, Salah, Origi, Mane.

Formacioni startues i Aston Villës: Reina, Konsa, Hause, Mings, Taylor, Douglas Luiz, McGinn, El Ghazi, Grealish, Trezeguet, Davis. /Telegrafi/

Exit mobile version