Geoffrey Kondogbia i Interit mund të bashkohet me Liverpoolin.
Mesfushori 23 vjeçar ka dështuar të tregojë vetën nën urdhrat e Frank de Boerit dhe largimi mund të jetë i detyrueshëm.
Pas barazimit 1-1 me Bolognan, holandezi e akuzoi Kondogbian për humbjen e topit dhe barazimin.
Por klubi i Liverpoolit, pas kërkesës së Jurgen Kloppit e ka kërkuar lojtarin.
The Reds e duan lojtarin që ka luajtur me Sevillan dhe Monacon, dhe mund ta marrin si huazim.
Nerazzurrët kanë paguar 31 milionë euro./Telegrafi/