Timo Werner është njëri nga objektivat kryesore të Liverpoolit për afatin kalimtar veror.
Sulmuesi gjerman po kalon nëpër një formë të shkëlqyer këtë edicion dhe është duke u kërkuar nga skuadrat e mëdha evropiane.
Liverpool, Manchester United, Chelsea, Tottenham Hotspur, Arsenal, Bayern Munich e Real Madrid po e duan gjermanin.
Por skuadra favorite për të nënshkruar me të është kampioni aktual i Evropës, Liverpooli.
Ka qenë e përditshmja gjermane Bild që ja raportuar se bisedimet mes RB Leipzig dhe Liverpoolit janë në rrugën e duhur drejt finalizimit.
The Reds janë gati të paguajnë 80 milionë euro për gjermanin dhe ta huazojnë menjëherë te skuadra aktuale Leipzig për një edicion.
Lideri i Ligës Premier dëshiron ta bëjë këtë veprim pasi qëllimi i trajnerit Jurgen Klopp është që të luaj së paku edhe për një vit me treshen Salah, Mane dhe Firmino.
Kjo ide e Liverpoolit i ka pëlqyer skuadrës gjermane që tani i ka dhënë përparësi gjigantit anglez për Wernerin.
24-vjeçari këtë edicion ka shkëlqyer ku në 35 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar 27 gola dhe ka bërë 11 asistime. /Telegrafi/