Telegrafi

Liverpooli triumfon në Stamford Bridge ndaj Chelseat në derbin e javës në Ligën Premier

Liverpooli (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Liverpooli ka arritur të fitojë me rezultat 2-1 ndeshjen derbi ndaj Chelseat e vlefshme për javën e gjashtë në Ligën Premier.

Ekipi i Jurgen Klopp ka vazhduar serinë e qind për qind të fitoreve, duke marr triumfin e gjashtë në Stamford Bridge nga po kaq ndeshje të zhvilluara këtë sezon.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, por mysafirët ishin më konkret duke konkretizuar rastet.

Pas vetëm 14-të minutave lojë, Reds kaluan në epërsi 1-0 pas një supergoli të shënuar nga Trent Alexander-Arnold, i cili shënoi pas një skeme të mirë.

Alexander-Arnold shënoi një supergol nga distanca (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Blutë arritën të kthehen në lojë në minutën e 27-të duke shënuar me anë të Cesar Azpilicuetas, por goli iu anulua pas rikthimit të VAR-it për pozitë jashtë loje.

Në minutën e 30-të, Liverpooli u tregua përsëri konkret duke gjetur golin me Roberto Firminon, i cili shënoi me kokë për 2-0 pas asistimit të Andry Robertson.

Momenti i golit nga Firmino (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, vendasit ishin diçka më të mirë dhe të rrezikshëm, teksa arritën të shënojnë edhe një gol, por që nuk iu mjaftoi.

Ishte francezi N’Golo Kante, i cili në minutën e 72-të shënoi një gol të bukur për 1-2 dhe ky doli të jetë goli i rezultatin përfundimtar.

Kante shënoi golin e Bluve (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore, Liverpooli e sheh veten me 18 pikë në vendin e parë, ndërsa Chelsea renditet i 11-ti me tetë pikë.

Në ndeshjen e radhës, Reds udhëtojnë te Sheffield United, ndërsa Blutë e presin Brightonin. /Telegrafi/