Liverpooli ka arritur të fitojë me rezultat 2-1 ndeshjen derbi ndaj Chelseat e vlefshme për javën e gjashtë në Ligën Premier.
Ekipi i Jurgen Klopp ka vazhduar serinë e qind për qind të fitoreve, duke marr triumfin e gjashtë në Stamford Bridge nga po kaq ndeshje të zhvilluara këtë sezon.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, por mysafirët ishin më konkret duke konkretizuar rastet.
Pas vetëm 14-të minutave lojë, Reds kaluan në epërsi 1-0 pas një supergoli të shënuar nga Trent Alexander-Arnold, i cili shënoi pas një skeme të mirë.
Blutë arritën të kthehen në lojë në minutën e 27-të duke shënuar me anë të Cesar Azpilicuetas, por goli iu anulua pas rikthimit të VAR-it për pozitë jashtë loje.
Në minutën e 30-të, Liverpooli u tregua përsëri konkret duke gjetur golin me Roberto Firminon, i cili shënoi me kokë për 2-0 pas asistimit të Andry Robertson.
Në pjesën e dytë, vendasit ishin diçka më të mirë dhe të rrezikshëm, teksa arritën të shënojnë edhe një gol, por që nuk iu mjaftoi.
Ishte francezi N’Golo Kante, i cili në minutën e 72-të shënoi një gol të bukur për 1-2 dhe ky doli të jetë goli i rezultatin përfundimtar.
Pas kësaj fitore, Liverpooli e sheh veten me 18 pikë në vendin e parë, ndërsa Chelsea renditet i 11-ti me tetë pikë.
Në ndeshjen e radhës, Reds udhëtojnë te Sheffield United, ndërsa Blutë e presin Brightonin. /Telegrafi/
https://twitter.com/PetraultTheo/status/1175798669192380416
Robertson fine cross Bobby Firmino fine header makes it two 😍 #CHELIV https://t.co/8GS3lhHKJl
— JP (@Jfriks_) September 22, 2019
https://twitter.com/ZWODDE_/status/1175817473876082688