Liverpooli ka fituar ndaj Arsenalit me rezultat 3-1 në Ligën Premier.
Vendasit ishin më të mirë gjatë gjithë takimi dhe kjo ishte një fitore e merituar nga Reds.
Goli i parë në takim dhe që i epërsinë skuadrës së Jurgen Klopp erdhi nga Roberto Firmino në minutën e nëntë.
Në minutën e 40-të erdhi dhe goli nga Sadio Mane dhe me rezultat 2-0 skuadrat shkuan në pushim.
Mysafirët ngushtuan epërsinë me anë të Danny Welbeck në minutën e 57-të pas asistimit nga Alexis Sanchez, por kjo ishte e gjitha nga Topçinjtë.
Reds rrezikuan në vazhdim me anë të Joal Matip dhe Divock Origit, por rrjeta e Petr Cech u tund në kohën shtesë të takimit nga Georginio Wijnaldum.
Pas kësaj fitore Liverpooli ngjitet në vendin e tretë me 52 pikë, kurse Arsenali në të pestën me dy pikë më pak.
Ndeshja e ardhshme e londinezëve është ndaj WBA, kurse Reds ndaj Burnleyt. /Telegrafi/