Liverpoooi thuhet se ka arritur një marrëveshje paraprake me Timo Wernerin që të kalojë në verën e këtij viti nga Rasenball Sport Leipzig.
Sulmuesi gjerman prej kohësh kërkohet nga The Reds dhe duket se përfundimisht do të ndodhë transferimi i tij në Anfield Road.
Werner po kërkohet edhe nga klubet si, Barcelona, Real Madrid dhe Chelsea, por që mendjen e ka vetëm t’i bashkohet kampionit të gjashtë fishtë evropian.
El Desmarque raporton se Jurgen Klopp e do transferimin e bashkëkombësit të tij, shkaku që Roberto Firmino mund të luajë edhe si një 10-sh.
Por, Liverpooli për t’i marrë shërbimet e Wernerit, duhet të paguajë hiq më pak se 65 milionë euro. /Telegrafi/