Telegrafi

Liverpooli tenton transferimin e Diop në momentet e fundit të afatit kalimtar

Liverpooli është duke tentuar të nënshkruajë me një mbrojtës gjatë afatit kalimtar të janarit.

Shumë emra janë përmendur, por duket se trajneri Jurgen Klopp ka vendosur për francezin Issa Diop.

Kampioni në fuqi i Anglisë ka nevojë urgjente të nënshkruajë me një mbrojtës, pasi Virgil Van Dijk dhe Joe Gomez edhe për një kohë të gjatë mbeten jashtë fushave.

Diop është lojtari i përzgjedhur nga Klopp për qendren e mbrojtjes pasi ka shkëlqyer në dy vitet e fundit në Ligën Premier.

24-vjeçari këtë vit ka luajtur vetëm pesë ndeshje shkaku i lëndimit, por ai tani është rikthyer dhe Liverpool po tenton të bind West Hamin për ta lënë të lirë atë.

The Reds janë gati të shpenzojnë deri në 40 milionë euro për afrimin e mbrojtësit shtatlartë.

Vlen të theksohet se lojtari i talentuar është ndjekur edhe nga skuadrat tjera të mëdha angleze si Arsenal dhe Manchester United. /Telegrafi/