Ish- trajneri i Santosit, Elano ka zbuluar se Liverpooli u përpoq të nënshkruajë me sensacionin e Real Madridit, Rodrygo Goes.
18-vjeçari, i cili u bashkua me Realin nga Santos verën e kaluar, shënoi një het-trik në fitoren 6-0 ndaj Galatasaray të martën.
Rodrygo tani po llogaritet si njëri nga lojtarët më premtues dhe Mbretërit duhen të gëzohen që kanë arritur ta ‘rrëmbejnë’ atë.
Për talentin brazilian interesim të madh kishte shprehur edhe Liverpooli.
“Kishte një periudhë kur kishte interes shumë të fortë nga Liverpooli që ai të largohej kur ai ishte ende në Santos”, ka thënë fillimisht Elano për ESPN.
“Vlerat ishin shumë të ulëta, por ata donin të lejonin largimin e tij”.
“Oferta e Realit më vonë ishte rreth 30 milionë euro më shumë! Unë bëra një bisedë me stafin dhe thashë që djali ia vlen të largohet për këtë çmimi”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/