Telegrafi

Liverpooli do të sfidojë deri në fund Real Madridin për Mbappen

Klubi anglez, Liverpooli thuhet se do të sfidojë deri në fund Real Madridin për transferimin e sulmuesit e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, këtë verë.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez po planifikon një pastrim të madh për të ndihmuar në financimin e një lëvizje për Mbappen në fund të këtij sezoni.

Por, ai do të përballet me konkurrencën e Liverpoolit, ku menaxheri Jurgen Klopp gëzon një marrëdhënie të mirë me familjen Mbappe.

Lexo po ashtu Reali planifikon t’i shesë nëntë lojtarë të huazuar për blerjen e Haaland ose Mbappe

Tani po del në dritë këtë javë që stili i lojës dhe planifikimi i skuadrës së Klopp i ka dhënë Mbappes pauzë për mendim, pavarësisht admirimit të tij për trajnerin e Realit Zinedine Zidane.

Pa kontratë në vitin 2022, Mbappe pranoi këtë javë se trajtimi i tij nga shtypi lokal mund ta detyrojë atë të largohet nga Ligue 1.

Lexo po ashtu PSG të pakënaqur me situatën e Mbappes, thuhet se do të ulin çmimin për klubet e interesuara

“Pas një kohe, sigurisht që kritikat bëhen të lodhshme, veçanërisht kur luani për një ekip nga vendi juaj dhe jepni gjithçka edhe për ekipin tuaj”, ka thënë Mbappe.

Ndryshe, ylli francez vlerësohet rreth 200 milionë euro nga drejtuesit e PSG-së. /Telegrafi/