Telegrafi

Liverpooli do të rrisë interesimin për Jarrod Bowen

Ylli i West Ham United, Jarrod Bowen ka përfunduar si njeri nga lojtarët kryesor në listën e dëshirave të Liverpoolit.

Drejtuesit e klubit nga Anfield dhe trajneri Jurgen Klopp janë të interesuar për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Njëri nga repartet që pritet të përforcohet është padyshim ai i sulmit, pasi njëri nga yjet rrezikon të largohet, ndërsa Roberto Firmino nuk po luan vazhdimisht në nivele të larta.

Sipas faqes Football Insider, Liverpooli po planifikon të rrisë interesin e tyre për lojtarin e gjithanshëm të West Ham, Jarrod Boëen.

Reds nuk do të lëvizin për 25-vjeçarin këtë muaj, por do të monitorojnë nga afër progresin e tij për pjesën tjetër të sezonit me synimin për të nisur një ofertë gjatë verës.

Boëen është objektivi kryesor i Liverpoolit, por ata po shikojnë gjithashtu Raphinhan e Leeds United dhe yllin e Villarrealit, Arnaut Danjuma, si opsione alternative.

Anglezi i West Hamit ka shkëlqyer deri tani këtë sezon, pasi ka shënuar 8 gola dhe 10 asistime në 30 paraqitje në të gjitha garat, ku 5 gola dhe 9 asistime kanë ardhur vetëm në Ligën Premier. /Telegrafi/