Liverpool nuk do t’i bashkohet garës për Declan Rice këtë verë, pavarësisht dashurisë së Jurgen Klopp për lojën e anglezit, raporton Football Insider.
Mesfushori i West Ham do të jetë subjekt i ofertave të shumta me buxhet të madh nga një mori skuadrash në Ligën Premier pas një viti tjetër të shkëlqyer.
Por, Reds nuk do të jenë mes tyre, pavarësisht dashurisë së trajnerit të tyre dhe nevojës për një mesfushor të ri, pasi ata nuk do të jenë të gatshëm të ndjekin çmimin e tij të lartë të pritshëm të nxitur nga rivalët.
The Hammers kanë bërë të ditur se skuadra që i do shërbimet e Rice, duhet të paguajë 150 milionë euro.
Liverpooli nuk mendon se anglezi vlen aq shumë, andaj janë tërhequr nga gara, por vështirë se ndonjëra nga skuadrat do të paguajë atë shumë. /Telegrafi/