Telegrafi

Liverpooli synon transferimin e Tielemans si pasues të Wijnaldumit

Liverpooli është rreshtuar për një marrëveshje për transferimin e mesfushorit të Leicester Cityt, Youri Tielemans, i cili shihet si zëvendësues përfekt i holandezit Georginio Wijnaldum.

Drejtuesit e Reds janë të interesuar të përforcojnë skuadrën dhe ta ripërtërijnë atë në afatin kalimtar të verës.

Sipas mediumit Nieuwsblad, Liverpooli është rreshtuar për një marrëveshje për mesfushorin e Leicesterit, Tielemans.

24-vjeçari ka kaluar të gjithë karrierën e tij profesionale në qendër të vëmendjes, duke u parë si një perspektivë evropiane e nivelit më të lartë që nga vitet e tij të adoleshencës në Anderlecht.

Lexo po ashtu Arrihet marrëveshja në parim mes Wijnaldum dhe Barcelonës

Ai tani ka filluar të bëhet një yll dhe lojtar i kompletuar te klubi anglez viteve të fundit dhe sidomos nën urdhrat e trajnerit Brendan Rodgers, duke qenë titullar i padiskutueshëm.

Reds po kërkojnë të gjejnë një zëvendësim për punëtorin e palodhur të mesfushës Wijnaldum, i cili është vendosur të bashkohet me Barcelonën në një transferim të lirë dhe Tielemans shihet si ideal. /Telegrafi/