Telegrafi

Liverpooli synon të kalojë në raundin tjetër të FA Cup me një fitore ndaj Cardiffit

Liverpooli dhe Cardiff City kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/16-tës së FA Cup.

Reds janë nikoqir të klubit uellsian në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në Anfield me fillim nga ora 13:00.

Ekipi i Jurgen Klopp ka ardhur pa problem në këtë fazë dhe pres fitoren e radhës për të kaluar në raundin tjetër.

Në anën tjetër, mysafirët e Cardiffit gjithashtu synojnë të bëjnë befasi pasi zhvillohet vetëm një ndeshje.

Klopp ka vendosur t’i bëjë disa ndryshime shkaku edhe i mungesave, ndërsa mysafirët luajnë me formacionin më të mirë të mundshëm.

Liverpool: Kelleher; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Tsimikas; Henderson, Keita, Jones; Minamino, Firmino, Diogo Jota. 

Cardiff: Phillips; Perry Ng, McGuinness, Flint, Denham, Bagan, Vaulhs, King, Pach, Harris, Collins

/Telegrafi/