Telegrafi

Liverpooli sigurt e mban Coutinhon, heq dorë nga Renato Sanches

Liverpooli duket se sigurt do ta mbajë Philippe Coutinhon në skuadër.

Sky Sports me anë të gazetarit Kaveh Solhekol konfirmon se Liverpooli ka hequr dorë nga Renato Sanches.

Mesfushori i Bayernit duket se nuk do të kalojë në Anfield, pasi The Reds kanë larguar interesimin për të.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga Liverpooli

Ky largim i vëmendjes për lojtarin portugez vjen pas konfirmimit të qëndrimit se Coutinho nuk do të shitet, pasi Sanches u mendua si huazim deri në fund të sezonit për të zëvëndësuar Coutinhon para arritjes së Naby Keitas verën tjetër.

Megjithatë, duket se Coutinho do të shfaqet së shpejti në ndeshjet e Liverpoolit. /Telegrafi/