Liverpooli duket se sigurt do ta mbajë Philippe Coutinhon në skuadër.
Sky Sports me anë të gazetarit Kaveh Solhekol konfirmon se Liverpooli ka hequr dorë nga Renato Sanches.
Mesfushori i Bayernit duket se nuk do të kalojë në Anfield, pasi The Reds kanë larguar interesimin për të.
Ky largim i vëmendjes për lojtarin portugez vjen pas konfirmimit të qëndrimit se Coutinho nuk do të shitet, pasi Sanches u mendua si huazim deri në fund të sezonit për të zëvëndësuar Coutinhon para arritjes së Naby Keitas verën tjetër.
Megjithatë, duket se Coutinho do të shfaqet së shpejti në ndeshjet e Liverpoolit. /Telegrafi/