Telegrafi

Liverpooli shumë afër t’i sigurojë shërbimet e Aaron Ramseyt

Aaron Ramsey do të largohet nga Juventusi pas dy viteve qëndrim.

Mesfushori uellsian nuk ka shkëlqyer në Serie A, pasi përshtatja me futbollin italian nuk ka qenë e duhura.

Lojtari po mendon rikthimin në elitën e futbollit anglez Ligën Premier, derisa shumë skuadra kanë shprehur interesim për të.

Arsenal, Tottenham Hotspur, Everton, West Ham United dhe Liverpool janë skuadrat që janë vënë pas Ramseyt.

Megjithatë ekipi favorit për të nënshkruar me uellsianin mbetet Liverpooli sipas mediave italiane dhe atyre angleze.

The Reds janë futur në bisedime me Juventusin dhe janë gati të shpenzojnë deri në 15 milionë euro për afrimin e Ramseyt.

30-vjeçari është i etur për tu rikthyer në Angli dhe për të filluar përsëri shkëlqimin në elitën e futbollit anglez Ligën Premier. /Telegrafi/