Liverpooli është shumë afër transferimit të yllit amerikan Weston McKennie.
Mesfushori i talentuar amerikan ka paralajmëruar largimin nga Schalke 04 gjatë afatit kalimtar të verës.
21-vjeçari është pjesë e Schalke 04 që nga viti 2016 kur iu bashkua akademisë së klubit gjerman, mirëpo tani është duke u kërkuar nga shumë skuadra të mëdha.
McKennie i ka bërë të qartë klubit se dëshiron një klub më të madh, në mënyrë që të fitojë trofe.
Kampioni i ri i Anglisë, Liverpooli ka nisur bisedimet me Schalken dhe marrëveshja duket shumë afër.
Klubi gjerman pretendon të fitojë rreth 10 milionë euro nga shitja e amerikanit, shumë që nuk përbën problem për Liverpoolin.
Gjithsesi The Reds duhet ta bindin lojtarin, pasi në garë për të janë edhe skuadra tjera si Arsenal, Everton, Chelsea, Newcastle United, Wolfsburg e Atletico Madrid.
Reprezentuesi amerikan luan në pozitën e mesfushorit qendror, teksa mund të luaj edhe si mbrojtës qendre. /Telegrafi/