Telegrafi

Liverpooli shpreson që sa më parë ta transferojë Asension

Liverpooli është duke shpresuar që ta transferojë Marco Asension në këtë afat kalimtar nga Real Madridi.

Anësori spanjoll thuhet se nuk është në planet e Los Blancos për sezonin e ri, mirëpo që kërkojnë mbi 100 milionë euro nga shitja e tij.

Zinedine Zidane e kishte shikuar si njërin ndër lojtarët më të rëndësishëm në herën e parë si trajner i madrilenëve, por francezi tani ka disa projekte të tjera.

Marco Asensio (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

El Desmarque raporton se The Reds janë të gatshëm që t’i paguajnë 75 milionë euro për shërbimet e 23-vjeçarit, mirëpo Real Madridi po kërkon më shumë.

Lexo po ashtu Reali ofron Asension dhe një shumë të parave për Manen

Liverpooli e shikon Asension si mbështetës ideal të Mohamed Salahut, por edhe që shihet si zëvendësues i Daniele Sturridges.

Për më shumë, Zidane do ta lejonte largimin e spanjollit pa shumë komplikime, mirëpo i do shërbimet e Sadio Manes në marrëveshje. /Telegrafi/