Liverpooli është duke shpresuar që ta transferojë Marco Asension në këtë afat kalimtar nga Real Madridi.
Anësori spanjoll thuhet se nuk është në planet e Los Blancos për sezonin e ri, mirëpo që kërkojnë mbi 100 milionë euro nga shitja e tij.
Zinedine Zidane e kishte shikuar si njërin ndër lojtarët më të rëndësishëm në herën e parë si trajner i madrilenëve, por francezi tani ka disa projekte të tjera.
El Desmarque raporton se The Reds janë të gatshëm që t’i paguajnë 75 milionë euro për shërbimet e 23-vjeçarit, mirëpo Real Madridi po kërkon më shumë.
Liverpooli e shikon Asension si mbështetës ideal të Mohamed Salahut, por edhe që shihet si zëvendësues i Daniele Sturridges.
Për më shumë, Zidane do ta lejonte largimin e spanjollit pa shumë komplikime, mirëpo i do shërbimet e Sadio Manes në marrëveshje. /Telegrafi/