Liverpooli janë të interesuar të nënshkruajnë me anësorin e Fenerbahces, Caner Erkin.
Reds pritet të ndryshojnë tërësisht gjatë verës dhe ylli turk pritet të jetë njëri ndër lojtarët e parë që do të vijë në Anfield.
Sipas Fotomaç, Erkin do ta zëvendësojë Alberto Morenon, i cili nuk ka bindur aspak trajnerin gjerman, Jurgen Klopp.
Por, 27-vjeçari i Fenerbahces nuk është lojtari i vetëm i cili ka tërhequr vëmendjen e Liverpoolit në Super Ligën turke.
Reds gjithashtu kanë dërguar përfaqësues për ta shkuar nga afër edhe anësorin e Besiktasit, Ismail Koybasi. /Telegrafi/