Sulmuesi i Atalantas, Alejandro Gomez, është cak i disa skuadrave evropiane gjatë janarit.
Sipas Tuttosport, për ‘Papu’ ka shfaqur interesim edhe Liverpooli i Jurgen Klopp.
Edhe pse argjentinasi do të mbushë 30 vjet në muajin e ardhshëm, ai është në formë jetësore, duke u ftuar kështu nga Argjentina dhe në katër paraqitje ka shënuar një gol.
Ai ka qenë vendimtar për suksesin e Atalantas në 18 muajt e fundit, duke përfunduar kështu zikaltrit në vendin e katër në sezonin e kaluar.
Ata janë pjesëmarrës së Ligës së Evropës dhe kanë arritur në finale të Kupës së Italisë, ndërsa Papu ka shënuar shtatë gola në 25 paraqitje për klubin.
Përfshirë ata në fitoren 5-1 ndaj Evertonit në Goodison Park, gjë që ia ka tërhekur vëmendjen Liverpoolit.
Çmimi i anësorit të klubit italian është rreth 20 milionë euro. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=K0IVONE2qYI