Telegrafi

Liverpooli rivalizon Realin për Hernandezin

Mbrojtësi i Atletico Madridit, Theo Hernandez ka përfunduar në radarin e skuadrës së madhe angleze, Liverpoolit.

Hernandez më herët kishte rënë në sytë e drejtuesve të Real Madridit, të cilët e shënjestruan si një përforcim të mundshëm të verës.

Por, sipas The Independent, Liverpooli janë të vendosur për të garuar kundër gjigantit spanjoll për nënshkrimin e mbrojtësit të majtë të Atletico Madridit.

Lexo po ashtu Liverpooli ka gati 92 milionë funte për transferimin e dyshes së Realit

19-vjeçari, i cili është vëllai i vogël i qendërmbrojtësit të Atleticos, Lucasit, ka bërë 25 paraqitje në La Liga me Alavesin, aty ku është i huazuar këtë sezon.

Këto paraqitje kanë ndihmuar Hernandezin të bie në sy të skuadrave të mëdha, dhe një shitje e tij mund të lejohet edhe nga Atletico nëse oferta është në rrethin apo mbi 20 milionë funte.

Jurgen Klopp është i vendosur për të gjetur një zgjidhje afatgjate në anën e majtë të mbrojtjes së tij përpara sezonit të ardhshëm, me futbollistin e Atleticos që gjendet tani i pari në listën e ngushtë të tij.

Lexo po ashtu Liverpooli afër transferimit të mbrojtësit shqiptar

Një emër tjetër i nxehtë për anën e majtë të mbrojtjes te Liverpooli është mbrojtësi me prejardhje shqiptare, por reprezentues i Danimarkës, Riza Durmishi. /Telegrafi/