Mbrojtësi i Atletico Madridit, Theo Hernandez ka përfunduar në radarin e skuadrës së madhe angleze, Liverpoolit.
Hernandez më herët kishte rënë në sytë e drejtuesve të Real Madridit, të cilët e shënjestruan si një përforcim të mundshëm të verës.
Por, sipas The Independent, Liverpooli janë të vendosur për të garuar kundër gjigantit spanjoll për nënshkrimin e mbrojtësit të majtë të Atletico Madridit.
19-vjeçari, i cili është vëllai i vogël i qendërmbrojtësit të Atleticos, Lucasit, ka bërë 25 paraqitje në La Liga me Alavesin, aty ku është i huazuar këtë sezon.
Këto paraqitje kanë ndihmuar Hernandezin të bie në sy të skuadrave të mëdha, dhe një shitje e tij mund të lejohet edhe nga Atletico nëse oferta është në rrethin apo mbi 20 milionë funte.
Jurgen Klopp është i vendosur për të gjetur një zgjidhje afatgjate në anën e majtë të mbrojtjes së tij përpara sezonit të ardhshëm, me futbollistin e Atleticos që gjendet tani i pari në listën e ngushtë të tij.
Një emër tjetër i nxehtë për anën e majtë të mbrojtjes te Liverpooli është mbrojtësi me prejardhje shqiptare, por reprezentues i Danimarkës, Riza Durmishi. /Telegrafi/