Telegrafi

Liverpooli rivalizon Real Madridin për Soumaren

Jurgen Klopp e ka bërë prioritet përforcimin e mesfushës për afatin kalimtar veror te Liverpooli.

Trajneri gjerman nuk është i kënaqur me James Milnerin dhe Jordan Hendersonin, andaj në verë planifikon t’i shesë që të dy.

Diario Sport raporton se The Reds po tentojnë të transferojnë anëtarin e Lille, Boubakary Soumare, që po ashtu kërkohet edhe nga Real Madridi.

Los Blancos ka kohë që po e kërkojnë 21-vjeçarin, ndërsa tani edhe Liverpooli është futur në garë për shërbimet e tij.

Por, nuk janë vetëm këto dy skuadra që e duan Soumaren, pasi edhe Chelsea e Newcastle Unitedit janë duke e monitoruar situatën e tij.

Lille mund të pranojë të shesë lojtarin, por që kërkon mbi 40 milionë euro për shërbimet e tij. /Telegrafi/