Sipas medieve italiane dhe angleze, Liverpooli do të jetë rival i Juventusit për nënshkrimin e mesfushorit belg, Axel Witsel.
Bianconerët ishin lidhur shumë me një lëvizje për mesfushorin gjatë afatit kalimtar të verës, por një marrëveshje me Zenit St Petersburg nuk është finalizuar.
Sipas calciomercato.com, Juve dhe Witsel tashmë kanë rënë dakord për kushtet personale, por klubi rus janë duke shpresuar se mund të bindin 27-vjeçarin për të nënshkruar një kontratë të re.
Kjo duket shumë e vështirë dhe lojtari pothuajse me siguri do të largohet si futbollist i lirë pasi marrëveshja e tij aktuale skadon në fund të sezonit.
Edhe Daily Mirror thonë se një destinacion alternativ e Torinos mund të jetë Liverpool, të cilët janë duke vëzhguar situatën dhe do të mund të ringjallin interesin e tyre. /Telegrafi/