Site icon Telegrafi

Liverpooli rikthehet te fitorja në takimin kundër Aston Villës

Liverpool - Aston Villa (Foto: Carl Recine/Pool via Getty Images/Guliver)

Liverpooli ka fituar me rezultat 2-0 në shtëpi kundër Aston Villës në kuadër të javës së 33-të në Ligën Premier.

The Reds dhe Villa nuk treguan shumë nga pjesa e parë, shkaku që më shumë kishte ndërhyrje dhe kartonë të verdhë nga gjyqtari i takimit se sa raste serioze për gol.

Mbrojtja mysafire nuk lejonte shumë hapësira në fazën defanzive, duke larguar çdo top të rrezikshëm nga zona e tyre.

Liverpool – Aston Villa (Foto: Carl Recine/Pool via Getty Images/Guliver)

Në 45 minutëshin e dytë, Liverpooli ishte më serioz në rastet e tyre dhe me atë gjë arritën të kalonin në epërsi.

Ishte minuta e 71-të kur Sadio Mane përfitoi nga një asistim i bukur nga Naby Keita, dhe kaloi skuadrën e tij në epërsi.

Kur përfundoi koha e rregullt, Curtis Jones (90’) shënoi për 2-0, gjersa Mohamed Salah ishte në rolin e asistuesit.

Pas javës së 33-të, kampion i sapo shpallur i Ligës Premier ka 89 pikë, ndërsa në xhiron e 34-të do të takohen me Brightonin. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=KB1UFB5Vhew&ab_channel=SebastianPiedrahita

Exit mobile version