Telegrafi

Liverpooli refuzon ofertën e Juventusit për Canin

Liverpooli ka refuzuar një ofertë prej 25 milion eurove nga Juventusi për Emre Can, sipas gazetës Mirror.

Mesfushori gjerman mendohet të jetë në krye të listës së përforcimeve të trajnerit Max Allegri.

Lexo po ashtu Juventusi ofron 25 milionë euro për Emre Can

Ndërsa kontrata e tij do të skadojë në fund të këtij sezoni, Bianconerët shpresonin se mund ta tundonin atë për 25 milionë euro.

Megjithatë, sipas gazetës Mirror, gjiganti anglez, Liverpooli refuzoi propozimin e fundit të Zonjës së Vjetër.

Negociatat mbi një kontratë të re në Anfield kanë ngecur për reprezentuesin gjermanë, por ka shpresë për marrëveshje tek dy palët. /Telegrafi/