Telegrafi

Liverpooli refuzon mundësinë e rikthimit të Coutinhos

Philippe Coutinho (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Skuadra angleze, Liverpooli nuk ka plane për të ri-nënshkruar me yllin brazilian, Philippe Coutinho.

Ylli brazilian u transferua para një viti nga Liverpooli te Barcelona për një shifër prej 142 milionë eurosh.

Megjithatë, Coutinho ka dështuar t’i tregojë vlerat e tij te Barcelona dhe po flitet për një largim nga gjiganti katalunas.

Lexo po ashtu Dhjetë blerjet më të mëdha në histori të afateve të janarit, nga Coutinho te Van Dijk e Mata

Ai filloi me shkëlqim në Camp Nou, por kohëve të fundit ka rënë poshtë në urdhrat e trajnerit Ernesto Valverde.

Coutinho ishte kthyer në idhull te Liverpool pas paraqitjeve brilante (Foto: Getty Images)

Kështu, shumë skuadra janë lidhur me një transferim të Coutinhos, ku më e përfolura është Manchester Unitedi.

Disa mediumeve e lidhën edhe Liverpoolin me një rikthim të Coutinhos, por The Mirror raporton që Reds nuk janë të etur për ta kthyer 26-vjeçarin.

Lexo po ashtu United fillon negociatat me agjentin e lojtarin, gati oferta e lartë për Coutinhon

Reds thuhet se do të përpiqen për të gjetur një mesfushor të ri të talentuar në verë, por që ka më shumë tipare mbrojtëse.

Edhe Coutinho është i vendosur të vazhdojë me Barcelonës për pjesën tjetër të sezonit dhe të vendosë të ardhmen e tij në verë. /Telegrafi/