Barcelona pritet të bëjë një ofertë të dytë për yllin e Liverpoolit, Philippe Coutinho, pasi klubi anglez e refuzoi ofertën e parë.
El Mundo Deportivo ka bërë të ditur se 25-vjeçari është ndër prioritetet e katalunasve dhe ata e duan në skuadër.
Blaugranët bënë një ofertë në vlerë prej 80 milionë eurosh, mirëpo Redsat e refuzuan atë dhe presin një ofertë më të lartë.
Sipas Sky Sports, Barca është duke e bërë gati ofertën e re për futbollistin që e konsideron si pasardhës të Andres Iniestas në mesfushë.
Coutinho ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2022 dhe Jurgen Klopp dëshiron ta mbajë në skuadër.
Nga ana tjetër, 33-vjeçari Iniesta ka edhe një sezon kontratë me katalunasit, ndërsa edhe nëse e vazhdon kontratën, atij pritet t’i kufizohet minutazhi i lojës.
Braziliani dhe bashkëkombësi i tij, Paulinho, janë dy shënjestrat kryesore të Barcelonës këtë verë, që është një përpjekje më shumë për ta mbajtur Neymarin në Camp Nou. /Telegrafi/