Liverpool ka pyetur për Aurelien Tchouameni dhe Fede Valverde pasi humbën mundësinë për nënshkrimin e Moises Caicedos, sipas The Secret Scout.
Skuadra angleze ka qenë i lidhur fort me francezin dhe uruguaianin në të kaluarën, por mund të intensifikojnë përpjekjet e tyre për të nënshkruar me njërin nga dy lojtarët tani që janë të dëshpëruar për një mesfushor të ri.
Qëndrimi i Real Madridit për largimin e dy lojtarëve ka qenë shumë i qartë për një kohë tashmë – ata nuk janë në shitje.
Megjithatë, nëse Los Blancos do të pranonin oferta të majme për njërin nga lojtarët, tarifa e tyre e transferimit mund të jetë mbi 120 milionë euro duke marrë parasysh që Caicedo i kushtoi Chelseat gati atë shumë për të lëvizur nga Brighton.
Liverpooli dhe Blutë po ashtu po luftojnë për Romeo Lavian e Southamptonin, me vlerën e tij aktuale në 60 milionë euro.
Belgu thuhet se po ashtu preferon kalimin në Stamford Bridge, ndërsa lëvizja pritet të finalizohet në këtë javë. /Telegrafi/