Telegrafi

Liverpooli projekton tre shitje në afatin kalimtar të janarit

Liverpooli nuk e ka nisur siç është më së miri edicionin e ri në Ligën Premier, ku ka mbetur 15 pikë prapa liderit Arsenalit.

The Reds duan të bëjnë ndryshime të mëdha në janar, ku fillimisht do të largohen disa futbollistë para se të bihen të ri.

Gjiganti anglez ka projektuar tre shitje në afatin kalimtar të janarit, ku nga këto largimi synojnë të arkëtojnë 70 milionë euro.

Dy mesfushorët, Naby Keita dhe Alex Oxlade Chamberlain pritet të shiten në janar, ku ofertat për lojtarët nuk mungojnë.

Ndërkohë emri i tretë që pritet të largohet është mbrojtësi Nathaniel Phillips.

Për mesfushorin afrikan The Reds duan të fitojnë rreth 40 milionë euro teksa RB Leipzig, Milan e Juventus janë pas tij.

Ndërkohë për Chamberlain dhe Phillips ka oferta nga skuadra të ndryshme në Angli.

Skuadra e udhëhequr nga Jurgen Klopp synon që paratë nga këto shitje t’i përdorë për objektivin e madh Jude Bellingham. /Telegrafi/