Telegrafi

Liverpooli pritet të mposhtë Manchester Cityn dhe Barcelonën për transferimin e Soyuncun

Luverpooli thuhet se është favoritë për të transferuar anëtarin e Leicesterit, Caglar Soyuncu në këtë verë.

The Reds dëshirojnë që të përforcojnë fazën defanzive, duke tentuar të transferojnë anëtarin e rivalit të tyre nga Liga Premier.

‘Dhelprat’ janë të gatshme të shesin mbrojtësin turk, derisa kërkojnë hiq më pak se 50milionë euro.

Lexo po ashtu E konfirmon agjenti i lojtarit: Barcelona mund ta transferojë Caglar Soyuncun

23-vjeçari po kalon nëpër një formë të lartë në këtë edicion, duke zgjuar interesimin edhe të skuadrave si Barcelona e Manchester City.

Agjenti i tij ka konfirmuar se kataluinasit janë në garë për Soyuncu, mirëpo sipas Daily Mirror, Liverpooli është duke i prirë garës.

Leicesteri do të përfitojë 50 milionë euro nga shitja e tij, por do të varet nga dëshira e lojtari se ku dëshiron të luajë. /Telegrafi/

Caglar Soyuncu . (Photo by Justin Setterfield/Getty Images)