Liverpooli është gati të nisë një ofertë të menjëhershme për sulmuesin e RB Leipzig, Timo Werner.
Sulmuesi gjerman ka disa sezone që tregon nivel të lartë në Bundesliga dhe gara evropiane me Leipzigun duke shënuar shumë gola.
Paraqitjet e tij të mira dhe golat e shënuara kanë bërë që Werner të bëjë shumë skuadra të mëdha evropiane për vete.
Njëra nga to padyshim se është Liverpooli, me trajnerin Jurgen Klopp që e sheh favorit gjermanin për vijën e sulmit.
Sipas gazetës gjermane Bild, Bayern Munich është gjithashtu i etur për sulmuesin, por Reds duan t’i rivalizojnë.
Klopp dëshiron që Liverpooli të bëjë një ofertë të menjëhershme për sulmuesin e rrezikshëm gjerman.
Oferta fillestare e klubit të madh angleze e thuhet se do të jetë 40 milionë euro.
Nga ana e tij, Werner nuk ka fshehur asnjëherë ambicien për të luajtur në Angli, ndërsa interesim ka edhe nga Spanja dhe Italia /Telegrafi/