Telegrafi

Liverpooli prin garën për Kondogbian, rivalizohet nga Marseille

Liverpooli është duke prirë garën për të nënshkruar me mesfushorin e Interit, Geoffrey Kondogbia.

La Gazzetta dello Sport raporton se klubi italian është i pakënaqur me shërbimet e mesfushorit francez.

23-vjeçari u transferua me shumë bujë te Nerazzurrët nga Monaco, por dështoi të ambientohet në Serie A.

Lexo po ashtu Bonusi bizar i Balotellit te Liverpooli: Do të përfitonte një milion funte në vit nëse nuk pështynte, nuk shante apo nuk bënte sjellje të dhunshme!

Reds kanë shfaqur interesim për të paguar 21 milionë euro dhe Interi është i gatshëm ta shesë, pasi dëshiron t’u bëjë vend transferimeve të reja që pritet të ndodhin gjatë verës dhe janarit.

Përveç skuadrës së Jurgen Klopp, për Kondogbian ka shfaqur interesim edhe Marseille. /Telegrafi/