Site icon Telegrafi

Liverpooli po përgatitet të shpenzojë 40 milionë euro për sensacionin e Serie A

Patrick Dorgu është një sensacion këtë edicion në Serie A dhe ai ka zgjuar interesimin e klubeve të mëdha.

Liverpooli ka shfaqur interesim të madh për lojtarin e talentuar të Lecces, Patrick Dorgu.

Lideri aktual i Ligës Premier thuhet se është i gatshëm të paguajë rreth 40 milionë euro për 20-vjeçarin nga klubi italian.

Dorgu, një nigerian me origjinë, por me pasaportë daneze, thuhet se ka pasur tashmë kontakte të drejtpërdrejta me trajnerin e Liverpool, Arne Slot .

Këtë sezon, Dorgu ka luajtur 21 ndeshje për Leccen, duke shënuar 3 gola dhe 1 asistim. Pozicioni i tij natyral është krahu i djathtë.

The Reds janë favorit për t’i siguruar shërbimet e tij, megjithatë edhe klube të tjerea e duan talentin danez.

Manchester United, Chelsea dhe Tottenham Hotspur gjithashtu kanë shprehur interesim për transferimin e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version