Liverpooli është duke luftuar në të gjitha frontet për trofe dhe trajneri Arne Slot e di se kanë nevojë për përforcime në afatin kalimtar të janarit.
Mesfushori spanjoll Martin Zubimendi është objektivi kryesor i The Reds, megjithatë nuk është i lehtë transferimi i tij.
Liverpool raportohet se po shqyrton një lëvizje për mesfushorin e Torinos, Samuele Ricci, si një alternativë ndaj Martin Zubimendit të Real Sociedad, sipas Goal.
Megjithatë, sigurimi i nënshkrimit të Ricci mund të jetë sfidues, pasi Torino po kërkon 50 milionë funte për mesfushorin.
Ricci ka kontratë vetëm deri në vitin 2026, ekziston mundësia që Torino të mund të ulë çmimin e kërkuar në të ardhmen e afërt, duke e bërë 22-vjeçarin më të përballueshëm për Liverpoolin.
Klubi thuhet se po monitoron nga afër Ricci dhe një vendim mund të merret në javët e ardhshme, ndërsa ata vazhdojnë kërkimin e tyre për përforcime në mesfushë përpara afatit kalimtar të janarit. /Telegrafi/