Telegrafi

Liverpooli po mendon transferimin e De Jong në janar

Frenkie de Jong është i vendosur të qëndrojë te Barcelona, por klubi katalunas po dëshiron shitjen e tij.

Mesfushori holandez bëri të qartë se gjatë verës kishte shumë presion nga klubi të pranojë largimin, pasi Barcelona kishte arritur një marrëveshje për shitjen e tij te Manchester United.

Por duke parë këtë edicion nuk po preferohet shumë nga Xavi Hernandez, mesfushori holandez mund të pranojë largimin në janar.

Liverpooli është skuadra tjetër angleze që është futur në garë për transferimin e mesfushorit qendror.

Sipas mediave angleze, The Reds janë gati t’i përmbushin kërkesat e Barcelonës me një ofertë prej 80 milionë euro për De Jong.

Gjithsesi afrimi i tij nuk është aspak i lehtë, pasi konkurrenca është shumë e madhe dhe holandezi ka një pagë prej 18 milionë eurove neto në sezon.

Në garë për holandezin janë edhe Chelsea, Manchester United dhe Bayern Munich. /Telegrafi/