Site icon Telegrafi

Liverpooli po e huazon Fabio Carvalhon në Bundesliga

Fabio Carvalho pritet që karrierën ta vazhdoj në elitën e futbollit gjerman Bundesliga.

Mesfushori portugez largohet nga Liverpooli si huazim një vjeçar në drejtim të skuadrës gjermane RB Leipzig.

20-vjeçari te skuadra gjermane do të ketë mundësi të luaj më shumë, pasi te Liverpool nuk pati hapësira.

Lexo po ashtu Eksod në ekipin e Liverpoolit, në verë pritet të largohen 14 lojtarë

Carvalho këtë edicion ka zhvilluar 21 ndeshje në total për The Reds, por kryesisht si i inkuadruar nga banka rezervë, teksa ka realizuar edhe tre gola.

Fabrizio Romano ka njoftuar se Liverpool dhe Leipzig janë duke punuar për detajet e fundit para zyrtarizimit të lojtarit.

Huazimi do të jetë një vjeçar dhe i thjeshtë me klubin gjerman që nuk ka të drejtën e blerjes së talentit portugez. /Telegrafi/

Exit mobile version