Liverpooli po vazhdon ta përforcojë skuadrën për sezonin e ri, pasi duan të rikthehen te trofetë.
The Reds kanë kompletuar transferimin e Alexis Mac Allister në mesfushë, derisa kanë siguruar edhe shërbimet edhe të hungarezit Dominik Szoboszlai nga RB Leipzig.
Por gjiganti anglez dëshiron ta ketë një mesfushë edhe më të fuqishme dhe objektivi i radhës është Khephren Thuram që ka shkëlqyer me Nicen.
Thuram këtë edicion ka zhvilluar 48 ndeshje zyrtare me Nicen, ku ka realizuar dy gola dhe ka asistuar në tetë të tjerë.
The Sun ka raportuar se Liverpooli ka filluar të bëjë përpjekje të reja për të siguruar shërbimet e francezit, i cili vlerësohet rreth 60 milionë euro nga Nice.
22-vjeçari është shprehur i gatshëm të bëj hapin e madh në karrierë dhe Klopp dëshiron me çdo kusht ta ketë nën urdhrat e tij për sezonin e ri.
Interesim për mesfushorin defensivë francez kanë shprehur edhe skuadrat tjera të mëdha si PSG, Borussia Dortmund dhe RB Leipzig. /Telegrafi/