Site icon Telegrafi

Liverpooli me plan konkret për transferimin e Leaos

Liverpooli po tregon interesim për sulmuesin e Milanit, Rafael Leao.

Drejtuesit e Reds janë të prirur për të blerë lojtarin 25-vjeçar portugez, veçanërisht nëse klubi italian nuk arrin të kualifikohet në garat evropiane sezonin e ardhshëm.

Aktualisht, ekzistojnë tensione mes lojtarit dhe drejtuesve të klubit, gjë që mund ta shtyjë Leaon të kërkojë një transferim këtë verë.

Kontrata e tij me Milanin zgjat deri më 30 qershor 2028 dhe Transfermarkt e vlerëson atë në 75 milionë euro.

Këtë sezon, Leao ka luajtur 39 ndeshje për Milanin, duke shënuar dhjetë gola dhe duke dhënë nëntë asistime. /Telegrafi/

 

Exit mobile version