Site icon Telegrafi

Liverpooli përgatitet për transferimin e Frenkie de Jong

Frenkie de Jong pritet të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të janarit dhe shumë klube evropiane janë vënë pas tij.

Liverpool thuhet se po shikon mesfushorin e Barcelonës, Frenkie de Jong, si një zëvendësues të mundshëm të Ryan Gravenberch , i cili është lidhur me një kalim te Real Madrid.

Liverpool e sheh De Jong si një shtesë ideale për mesfushën e tyre, pasi synon të mbetet konkurrues në futbollin evropian.

Lexo po ashtu Katër gjigantët evropianë në garë për Frenkie de Jong

Përvoja dhe fleksibiliteti taktik i De Jongut kanë tërhequr vëmendjen e menaxherit Arne Slot, i cili dëshiron të forcojë skuadrën e tij.

Gjiganti anglez po eksploron alternativa pasi raportet e lidhin Gravenberch me një kalim te Real Madrid.

Lexo po ashtu Eskalon situata mes agjentëve të De Jong dhe Barcelonës

Megjithatë, Barcelona nuk ka gjasa të lejoj largimin e mesfushorit për një çmim të ulët, pasi duan që të fitojnë nga shitja e tij.

Kontrata aktuale e Frenkie de Jong është deri në vitin 2026, derisa janë duke vazhduar diskutimet mes agjentit të lojtarit dhe klubit për një marrëveshje të re. /Telegrafi/

Exit mobile version