Liverpooli përballet me konkurrencën nga Paris Saint-Germain nëse ata forcojnë interesin e tyre për mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly.
Sipas gazetës L’Equipe, PSG do të përqendrojë vëmendjen e tyre te Koulibaly këtë verë në përpjekjen e tyre për të gjetur një zëvendësim për veteranin Thiago Silva.
Reprezentuesi i Senegalit ka qenë i lidhur me disa nga klubet kryesore të Evropës, përfshirë Liverpoolin dhe Real Madridin, megjithatë klubi francez besohet të jetë favorit.
Pasi është marrë me pronarin e Napolit, Aurelio De Laurentiis, për marrëveshjet për Edinson Cavani dhe Ezequiel Lavezzi, drejtori i PSG-së, Leanardo, e di se çfarë duhet për të arritur një marrëveshje me klubin italian.
Napoli nuk është i gatshëm të ulë çmimin e kërkuar prej 100 milionë eurosh, pavarësisht efektit që pritet të ketë afati kalimtar shkaku i coronavirusit. /Telegrafi/