Site icon Telegrafi

Liverpooli pas yllit gjerman të Leipzigut

Liverpooli kanë vënë në radarin e tyre si transferim të mundshëm gjatë verës sulmuesin e RB Leipzig, Timo Werner.

21-vjeçari gjerman ka nënshkruar vetëm verën e kaluar nga Shtutgarti në një marrëveshje prej tetë milionë funteve dhe ka qenë fenomenal në sezonin e tij të parë me Leipzig.

Werner i ka ndihmuar skuadrës së tij shumë duke shënuar 14 gola në rritjen e tyre dhe klasifikimin në vendin e dytë në tabelë.

Lexo po ashtu Klopp flet haptazi: Do të shpenzojmë para në verë

Reprezentuesi i Gjermanisë ka shumë ritëm dhe ka stil të ngjashëm me atë që përdoret nga Jurgen Klopp në Liverpool, duke mundur të luajë në të dy krahët e fushës.

Agjentët për zbulimin e futbollistëve të ‘Reds’ kanë shikuar ndeshjet e Leipzigut për më shumë se një vit dhe kanë pasur interesim në mesfushorin Naby Keita dhe anësorin Emil Forsberg, megjithatë, edhe Werner ka rrëmbyer vëmendjen e tyre dhe i përshtatet profilit të lojtarit që ata duan këtë verë.

Werner është golashënuesi i katërt në Bundesliga, pas Pierre Emerick Aubameyang të Dortmund, Robert Lewandowski të Bayernit dhe Anthony Modeste të Koln, dhe Leipzig nuk do të shesë lehtë futbollistin.

Lexo po ashtu ​Klopp kërkon talentin e Dortmundit, Christian Pulisic

Por, Liverpool thuhet se do të provoj t’ia plotësoj kërkesat trajnerit Klopp për të shtuar forcën për skuadrën e tij, me gjermanin që luan si sulmues, anësor dhe sulmues i dytë të vendosur në mesin e prioriteteve.

Çmimi i talentit gjerman besohet të jetë rreth 20 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version