Liverpool thuhet se po konsiderojnë një lëvizje “Alla Philippe Coutinho” për sulmuesin e palumtur të Interit, Gabriel Barbosa, i njohur si Gabigol.
Tuttomercatoweb citon një raport nga gazeta angleze Mirror që pretendon se Liverpooli janë duke shpresuar për të përfituar nga ‘situata shumë delikate e Gabigolit te Interi.
Kjo pasi, ‘Reds’ kanë histori të mira nga transferimet e tyre nga skuadra italiane, pasi morën për pak para në janar të vitit 2014, Philippe Coutinhon.
Nga ajo kohë, Coutinho ka arritur të përmirësohet dhe sot është njëri nga yjet më të mëdha të kampionatit anglez, Liga Premier.
Liverpool po mendon të veproj njëjtë edhe me Gabigol, pasi sulmuesi brazilian ka luajtur vetëm 16 minuta me ekipin e parë për Interin këtë sezon, pavarësisht se erdhi me shumë bujë dhe një shifër të madhe nga Santosi në verë. /Telegrafi/