Site icon Telegrafi

Liverpooli paraqet një ofertë më të madhe se Chelsea për Moises Caicedo

Sipas raportimeve të medaive, Liverpooli ka tejkaluar Chelsean në garën për transferimin e mesfushorit të Brighton, Moises Caicedo.

Chelsea fillimisht kishte një ofertë prej 80 milionë funte (92 milionë euro) të refuzuar nga Pulëbardhët, të cilët thuhet se kërkojnë 100 milionë funte (115 milionë euro) nëse duan ta ndajnë me reprezentuesin e Ekuadorit.

Sipas Daily Mail, oferta përbëhej nga 75 milionë funte plus 5 milionë funte bonuse dhe ishte oferta e katërt që Chelsea pa të refuzohej nga Brighton.

Lexo po ashtu Brighton i dërgon mesazh Chelseat për Caicedon

Caicedo mendohet të mbetet objektivi kryesor i mesfushës së Mauricio Pochettino këtë verë, me bisedimet që po përparojnë këtë javë, pretendon The Guardian.

Megjithatë, sipas gazetarit Matt Law nga Daily Telegraph, Liverpool ka paraqitur një ofertë më të lartë në një përpjekje për të rrëmbyer lëvizjen e Bluve për Caicedo.

“Liverpooli ka tejkaluar Chelsean për Moises Caicedo, gjë që do të ndihmonte gjithashtu në shpjegimin e ofertës së Chelseat për Lavian. Megjithatë, sugjerimi mbetet që Caicedo do të preferonte lëvizjen e Chelseat”, ka shkruar Law.

Lajmi vjen teksa dy klubet e Ligës Premier po përballen për nënshkrimin e mesfushorit të Southampton, Romeo Lavia. /Telegrafi/

Exit mobile version